Mediat turke, kanë publikuar historinë e një 34-vjeçari i cili brenda pak ditësh përjetoi ferrin dhe parajsën.
Mustafa Avcı, u nxor nga rrënojat 261 orë pas tërmetit shkatërrimtar dhe në spital, u takua me bashkëshorten e tij e cila kishte sjellë në jetë vajzën e tyre ditën e tërmetit.
Xhiroja e 34-vjeçarit që mban foshnjën e vogël në dorë ka bërë jehonë në rrjete sociale.
Në një prononcim për mediat, mustafai thotë se gjatë kohës që ai ishte për 12 ditë në rrënoja mendoi se jeta e tij kishte mbaruar dhe vdekja ishte më se e sigurt.
Por ekipit e shpëtimit mundën ta nxirrnin të gjallë, duke e çuar në spital, ku ai takoi dhe vajzën e porsalindur.
“Nuk kisha shpresë. Mendova se familja ime u shua. Nuk bëra asnjë përpjekje për të shpëtuar, isha nën rrënojat. Tani më duket sikur kam lindur sërish. Jam shumë i lumtur që kam kthyer familjen time. Nuk mund ta besoja se do të dilja përsëri. Mendova se kisha humbur nënën, babanë, të gjithë. Gruaja ime, fëmija im, mendova se të gjithë kishin humbur jetën. Zoti i bekoftë të gjithë, të gjithë ishin shumë të interesuar. Jam shumë i lumtur, sikur kam lindur sërish. Përjetova edhe parajsën edhe ferrin në 12 ditë. Por fatmirësisht jemi bashkuar dhe familja jonë është kompletuar”, tha ai.
Diskutime rreth kësaj post