Sot, Partia Socialiste e Shqipërisë, feston 31 vjetorin e themelimit të saj, ku prej disa minutash në selinë rozë ka nisur grumbullimi i të ftuarve, që do të marrin pjesë në ditëlindjen e PS.
Siç shihet edhe në foto, ata që presin miqtë që do të marrin pjesë në këtë event festiv, janë Sekretari i Përgjithshëm i PS, Damian Gjiknuri, kryebashkiaku Erjon Veliaj, deputetët Etien Xhafaj dhe Blerina Gjylametaj.
Ftesat janë shpërndarë për themelues të PS, përfshirë dhe liderin historik Fatos Nano, por dhe për socialistë të thjeshtë, të cilët kanë dhënë kontributin e tyre ndër vite.
Ndërkohë ftesa janë shpërndarë dhe për partitë opozitare, përfshirë PD-në, LSI-në dhe parti të tjera.
Sipas protokollit, është parashikuar që të ketë vetëm një fjalim për shkurtër nga ana e Sekretarit të Përgjithshëm të PS, Damian Gjiknuri.
Siç shihet edhe nga fotot e Abc, LSI i është përgjigjur pozitivisht ftesës së PS, ndërsa përfaqësohet në këtë event nga Erisa Xhixho dhe Endrit Brahimllari.
Diskutime rreth kësaj post