Gjykata Kushtetuese ka zbardhur vendimin për lënien në fuqi të zgjedhjeve vendore të 30 qershorit 2019. Presidenti Meta tha se ende se ka lexuar vendimin. Pasi të lexojë vendimin Meta u shpreh se do dalë me një qëndrim lidhur me dekretimin e datës së zgjedhjeve për 5 bashki.
Deklarata e Metës:
“Unë se kam lexuar ende vendimin e gjykatës. Së dyti lajmet që shpërndahen me urgjencë s’më impresionojnë, sepse ia kam marrë dorën që nga komisioni i Venecias atëherë.
Unë ju premtoj ju dhe qytetarëve, do ta shikoj me shumë vëmendje sepse është vendim i gjatë dhe padiskutim që do të kemi qëndrim zyrtar se çdo të thotë për ne një vendim i tillë si institucion i presidentit, të japim vlerësimin tonë nëse e vlerësojmë të drejtë ose jo.
Që në momenti që gjykata iu drejtua Venecias ishte surprizë e jashtëzakonshme, sepse askush më mirë se anëtarët e kushtetueses s’mund ta njohin dhe interpretojnë kushtetutën e Shqipërisë”, u shpreh Meta.
Diskutime rreth kësaj post