Shefi i urbanistikës në Bashkinë e Tiranës, Joni Baboci, ka reaguar pas miratimit të planit të ri.
“Temat e debatuara sipërfaqësorisht në media ditet e fundit mbi Tirana030 do kemi kohe ti shkoqisim e sqarojmë në detaje në muajt në vijim, sic kemi bërë over and over again përgjatë vitit të fundit në dhjetra takimet e dëgjesat publike mbi këtë dokument.
Ama sot dua të përmend tre ndërhyrje thelbësore qe nuk i ka cakitur thuajse askush e që do të kenë impakt të drejtëpërdrejtë në Bashkinë e Tiranës që nga dita e miratimit të planit në KKT:
1.Sipërfaqja e mbrojtur e Parkut të Madh të Liqenit Artificial të Tiranës është shtuar me mbi 250000m2 ose 25 hektarë! Katër nën-njësi strukturore që plani i 2013 i parashikonte si sipërfaqe të ndërtueshme pa limite në lartësi apo numrin e kateve i rikthehen parkut duke ravijëzuar në mënyrë finale kufinjtë e parkut më të madh urban të qytetit dhe duke lejuar vetëm krijimin e strukturave sportive apo argëtuese në shërbim të publikut brënda këtij territori.
2.Sipërfaqja totale e ndërtimit të parashikuar nga plani brenda qytetit eshte 20% më e ulët se sa e planit të 2013 – pra në total parashikohet një intensitet 20% më i ulët. Nëse shihet i gjithe territori i Bashkisë Tiranë, duke përfshirë ish-komunat volumi total i ndërtimit është tre herë me i vogël. Pra një qasje racionale dhe e mirëmenduar ndaj kapacitetit mbajtës të qytetit.
3.Toka bujqësore e mbrojtur në ish-komunat e qytetit rritet me 5 herë, cdo hektar i planifikuar per ndërtime të ulëta extraurbane me impakt të lartë në kostot infrastrukturore dhe konsum e spraël të territorit natyror dhe bujqësor shumë shpejt do të jetë e ndaluar.
Për çdo detaj tjetër i gjithë drafti voluminoz i Tirana030 miratuar sot në Këshillin Bashkiak mund të gjendet ne faqen e Bashkisë ose duke klikuar këtu: https://goo.gl/CUqaOK
E gjithë merita e kësaj pune voluminoze i shkon skuadrës së Bashkia Tiranë, Stefano Boeri Architetti, Unlab Architectural Bureau, dhe IND [Inter.National.Design]. Pas këtij plani nuk qëndron asnjë individ, por një skuader e motivuar, punëtore dhe profesioniste. Dhjetra individë që i kanë dedikuar një vit të jetës së tyre përmirësimit të jetës së përbashkët të Qytetit që ndajmë me njëri-tjetrin”, thotë ai në një deklaratë.
Diskutime rreth kësaj post