Më në fund mund të njihemi me njeriun më të ditur të Edi Ramës.
Bëhet fjalë për zv/ministrin e Jashtëm Gent Cakaj. Sipas Edi Ramës ai është njeriu më i lexuar në gjithë shoqërinë shqiptare, por i çuditshëm është fakti se si Cakaj ka marrë 3 diploma brenda 3 vitesh.
E kaluara e Gent Cakaj solli reagime të shumta. ku ndër të tjera kërkohej edhe CV-ja e tij.
Pas kalimit të kompetencave të ministrit, në faqen zyrtare të Ministrisë së Jashme është publikuar ‘Jetëshkrimi’ i Cakajt.
Më poshtë keni jetëshkrimin e Gent Cakaj:
Zëvendësministër me kompetenca të deleguara për ushtrimin e detyrës së Ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme
Gent Cakaj ka lindur në Prishtinë, më 6 korrik 1990. Gent Cakaj është shkolluar në Kosovë, Belgjikë dhe Hungari.
Në vitin 2017, Gent Cakaj ka marrë gradën Master Shkencor në Filozofi, duke u diplomuar me rezultate të shkëlqyera nga Universiteti i Leuven-it në Belgjikë, Qendra për Metafizikë, Filozofi të Religjionit dhe Filozofi të Kulturës të Institutit të Filozofisë të këtij universiteti.
Gent Cakaj mban edhe katër diplomime të tjera në fushat e filozofisë, drejtësisë dhe shkencave politike.
Ai është diplomuar me titullin Master në shkencat politike nga Universiteti i Evropës Qendrore në Budapest, Hungari (2015) dhe me gradën Master i Filozofisë nga Instituti i Filozofisë i Universitetit të Leuven-it, në Belgjikë (2014). Studimet universitare i ka kryer për drejtësi në Fakultetin Juridik të Universitetit AAB në Prishtinë (2016), si dhe studimet për filozofi në Fakultetin e Filozofisë të Universitetit të Prishtinës (2012).
Diskutime rreth kësaj post