Një operacion i policisë italiane ka vënë në pranga një shtetas shqiptar, ndërsa atij i janë gjetur plot 35 kilogramë kokainë.
Mësohet se bëhet fjalë për shtetasin Asllan Luka, 29 vjeç. Informacionet e para flasin se Luka është një person me precedentë të mëparshëm penalë në fushën e trafikimit të narkotikëve, ndërsa sot është prangosur sërish në Bolonja.
Detajet e para flasin për një kontroll të makinës së shqiptarit, ku qentë antidrogë kanë zbuluar sasinë e kokainës të fshehur në makinë, që kap shumën marramendëse të 3.5 milionë eurove. / JavaNews
Diskutime rreth kësaj post