Qeveria ka parashikuar 3.3 miliardë lekë në buxhetin e 2017 për Ministrinë e Energjitikës, nga të cilat 695 milionë shkojnë për shpenzimet korrente.
Ministri Damian Gjiknuri prezantoi projektbuxhetin në Komisionin e Veprimtarive Prodhuese.
“Në Projektbuxhetin e 2017, pjesën më të madhe në shpenzimet kapitale të brendshme e zë rimbursimi i kostos së infrastrukturës zëvendësuese të Devoll Hidropoëer (10 milion Euro ). Ndërkoë, janë miratuar kostot e rritura në masën 985 mijë Euro për vitin 2014 dhe 2.5 mln Euro për vitin 2015, të cilat duhet të parashikohen për t’u rimbursuar brenda programit afatmesëm pasi Qeveria Shqiptare nëpërmjet MEI-it si Autoritet Kontraktor është angazhuar në realizimin e këtij projekti të rëndësishëm energjetik mbi lumin Devoll”, deklaroi ministri Gjiknuri.
Ai foli edhe për debatimin mbi kolaucimin e matësave të energjisë elektrike.
“Ju sqaroj se baza ligjore për kolaudimin është e hershme, që në Qeverine “Berisha”. Në udhëzimin të cilit i referohej PD, sanksionohet ulje e kostos së kolaudimit me rreth 10 përqind. Ndërkaq, koston e kolaudimit nuk e paguan konsumatori, por e paguan kompania e shpërndarjes. Kolaudimi bëhet në respekt të Kodit të Matjes, pra një herë në katër vjet, me përjashtim të rasteve kur ka ankesë nga qytetari ose dyshim nga kompania”, u shpreh ai.
Diskutime rreth kësaj post