Rreth 974 mijë turistë të huaj kanë vizituar Shqipërinë gjatë muajit Maj 2024, duke e çuar në më shumë se 3.3 milionë shifrën totale të flukseve turistike hyrëse në pesë muajt e parë të vitit në vendin tonë.
Të dhënat e bëra të ditura nga Ministria e Turizmit, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, vizitorët e huaj kanë shënuar rritje me 38% krahasuar me vitin e kaluar.
Ndonëse ndodhemi ende larg pikut të muajve të verës Ministria e Turizmit dhe Mjedisit bënë me dije se e gjithë vëmendja është përqendruar në prezantimin e më të mirës së ofertës sonë turistike që këtë sezon vjen nën moton “AlbaniaAllSenses”.
Paralelisht me këto përgatitje në gjithë bashkitë bregdetare vijojnë inspektimet me qëllim përmbushjen e standardeve, të pastërtisë, hapësirave publike dhe sigurisë në turizëm.
Të 5 muajt e parë të vitit janë mbyllur me rritje të ndjeshme të vizitorëve dhe kjo pritet të shtohet gjatë verës. Parashikimet janë që 2024 të mbyllet me një tjetër shifër rekord prej rreth 14 milionë turistësh.
Diskutime rreth kësaj post