Nga Afrim Krasniqi
Shqipëria politike? Më 1997 ish kancelari austriak e thoshte me një fjali atë që përfaqësojnë elitat tona politike: është e pamundur ta gjej cilët janë djaj dhe cilët engjëj, dy palët e duan Shqipërinë për vete. Pas 21 vitesh janë thinjur liderit dhe janë rritur imituesit e tyre, por pak gjëra kanë ndryshuar për elitat, partitë, shtetin e Shqipërinë.
Sistem ynë politik që fatkeqesisht bazohet në një ekuacion të thjeshtë: Ai që është në pushtet shikon tek opozita armikun, të shiturin, fatkeqësinë dhe kërcënimin, pengesën për integrim, alibinë e dështimit në qeverisje dhe të keqen e vendit. Ai që është në opozitë shikon tek qeveria të keqen e madhe, të korruptuarin, kriminelin, trafikantin, armikun e votës, pengesën për integrim, alibinë e dështimit në zgjedhje dhe kërcënimin për të ardhmen.
Në fakt, palët duket sikur shohin njëri tjetrin në pasqyrë, me dallimin se tek portreti i vet duan të shohin fytyrën e tjetrit, kundërshtarit përballë. Kur dëgjoj kryeministrin që shfryn të gjithë arsenalin e tij artistik kundër cilido që e kritikon, – parti, politikan, gazetar, media, shoqëri civile, qytetar, diplomat, ndërkombëtar, etj, dhe kur shoh opozitën që e përshkruan Shqipërinë e sotme, 50% produkt edhe i saj, aq errët sa duket se jeton në një kohë e botë tjetër, – bindesh se Vranicki kishte të drejtë dhe bindesh se ky vend ka një problem të madh, jashtëzakonisht të madh, – pafuqinë për ndryshim, pafuqinë për reflektim, dhe kështu, pafuqinë për ecje përpara. Për 1000 arsye.
Cili politikan e cila parti na ka penguar më shumë? Ja një lexim kalendarik i “meritave” të palëve:
1992: Rotacion paqësor i pushtetit, PD në aleancë me PSD
1993: Arrestohet e dënohet kryetari i PS. Opozita bojkot Kuvendit
1994: Referendumi i rrëzuar. Një vit i humbur politik
1995: PS kritike në KE: Akuza – Shqipëria është mollë e kalbur
1996: Kriza politike e zgjedhjeve. Shqipëria humbi MSA
1996: PD refuzoi përsëritjen 40 zona, PS bojkotoi Kuvendin 9 muaj
1997: Piramidat dhe konflikti politik çoi në rënie të shtetit
1997: PS kontrolloi zgjedhjet, PD bojktoi 9 muaj Kuvendin
1998: Arrestimi i 6 politikanëve, vrasja e AH. Rikthim në pikën 0.
1998: PS heqje imuniteti për 10 deputetë, PD bojkotoi 5 muaj Kuvendin
2001: Skema e Dushkut: akuza për manipulim, PD bojkot Kuvendit
2002: Vonesë 2 vjet e MSA, shkak kriza Nano – Meta në qeveri
2003: Zgjedhjet lokale, kritika politike, PD bojkotoi raundin e dytë
2004: Kriza në qeveri, krijimi i LSI, akuzat për korrupsion
2005: Rotacion paqësor i pushtetit, shkak ndarja e të majtës
2007: Sherri për certifikatat në Tiranë, shtyhen zgjedhjet 2 muaj
2008: Ngjarja e Gërdecit. Konsensus politik për hyrjen në NATO
2009: Kërkesa për hapjen e kutive. PS bojktoi Kuvendin 9 muaj
2010: Protestat për kutitë. Vonohen 6 muaj liberalizimi i vizave
2011: Nis me 21 janarin. Kërkesa mbyll kutitë. PS bojkoton disa muaj
2012: Sherri për Vangjel Ndreko (PS, Fier), shtyhet miratimi i MSA
2013: Rotacion paqësor i pushtetit. Shkak, kalimi i LSI majtas
2014: Shqipëria merr status kandidat. Dekriminalizimi, PD bojkot Kuvendit.
2015: PD, kritike e ashpër për kriminalizimin dhe reformën territoriale
2016: Votohet drejtësia. Akuzat për kanabizimin. Shtyhet hapja e bisedimeve
2017: Çadra e opozitës, pakti politik për zgjedhjet. Shtyhet hapja e bisedimeve
2018: ………??????? Sepse sic ka nisur, nuk kemi parë gjë akoma!!!!
Diskutime rreth kësaj post