Deputeti i Parisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar në lidhje me vendimin e Mbretërisë së Bashkuar e cila ka njoftuar se ka sanksionuar 27 qytetarë shqiptarë që dyshohen se kanë lidhje me krimin dhe korrupsionin në Shqipëri dhe më gjerë në Ballkanin Perëndimor.
Basha me anë të një postimi në tëiter shprehet se tashmë askush nuk mund të jetë mbi ligjin dhe veprimet kriminale nuk do të shkojnë më pa pasoja.
“Këtë javë, #MB ka ndërmarrë veprime përçarëse kundër disa individëve shqiptarë me lidhje me kriminalitetin dhe korrupsionin. Mesazhi ynë: Veprimet kriminale nuk do të shkojnë pa pasoja. Së bashku me #Shqipërinë, do të sigurohemi që askush të mos jetë mbi ligjin”, shkruan Basha.
Diskutime rreth kësaj post