Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, në fjalimin e mbajtur në Kuvendin Kombëtar të Partisë Demokratike, nuk nguroi të s*ulmojë referendumin që po zhvillohet nga mbështetësit e ish-kryeministrit, Sali Berisha, duke u shprehur se po zhvillohet nëpër qoftore dhe bilardo.
Sipas tij, Kuvendi i 18-Dhjetorit po zhvillohet në një moment kritik dhe vendimtar për Partinë Demokratike.
“Në njërën anë ky Kuvend ndrinte dhe më vinin shumë mesazhe që më thoshin se ky Kuvend ndrinte, ndërkohë nga ana tjetër jepeshin pamje nëpër qoftore dhe nëpër bilardo të atyre që kanë marrë shumë nga Partia Demokratike dhe që sot tentojnë në emër të interesit të bëjnë variante jo vetëm që nuk ngjisnin por turpërojnë secilin prej tyre. Ky Kuvend është në një moment kritik dhe vendimtar për Partinë Demokratike, Shqipërinë dhe të ardhmen e saj”, tha Salianji.
Po ashtu Salianji u shpreh se nuk do të lejohet që PD të përdoret si si mburojë për këdo që i cenohen interesat personale, duke përmendur ish-kryeministrin Berisha.
“Askush nuk mund ta konsiderojë më PD si mburojë personale sa herë i cenohen interesat personale, as Sali Berisha. PD është aset kombëtar, ne nuk do ta lejojmë të përdoret si mburojë për interesat personale. Në këtë Kuvend do të vendosim nëse do të jemi me të ardhmen apo të shkuarën dhe vota juaj tregoi se ne duhet të jemi me partnerin tonë strategjik, SHBA. Në politikë ka ndërrim brezash, koha e një epoke ka mbaruar dhe një e re lind. Sali Berisha nuk sakrifikon as egon e tij personale, po kërkon të sakrifikojë PD. Partia Demokratike do të ec më e fortë se kurrë”, u shpreh ai.
Diskutime rreth kësaj post