Avokati Adriatik Lapaj, me anë të një postimi në rrjete sociale, ka bërë një paralajmërim, ku bën me dije se, ditën e hënë do të protestojë para Kryeministrisë. Kauza e kësaj nisme sipas Lapajt, është mosngritja e çmimeve.
Postimi i plotë:
“Së pari, ndoqa prezantimin e qeverisë në lidhje me çmimin e energjisë elektrike. Pohimi se çmimi i energjisë për biznesin e vogël dhe qytetarët nuk do të rritet është një lajm i mirë dhe rezultat i reagimit qytetar. Qëllimi ky ishte, mosngritja e çmimit. Kujtojmë se para pak ditësh tjetër qëndrim kishte prej Kryeministrit. Ata që protestuan herën e parë i’a dolën që të ruajnë çmimin duke shmangur rritjen e çmimit dhe për pasojë faturave. Gjithsesi mosmarrja e masave për biznesin e mesëm lë vend për rritje çmimesh në produkte në vazhdim.
Së dyti, protesta ime dhe e atyre që gjeta në shesh ishte dhe është edhe për çmimin e bukës dhe ushqimeve të shportës si dhe gazit e karburanteve. Për këto asnjë masë apo zgjidhje nuk u dha.
Kryeministri tha se nafta që nxjerr Shqipëria është naftë e rëndë e për pasojë eksportohet jashtë për prodhimin e lëndëve të dyta si bitumi. Kjo nuk është e vërteta. Ne nxjerrim naftë të rëndë, por me teknologji përpunuese ajo përpunohet plotësisht për përdorim nga makinat. Këtë nuk e them unë. Ky është fakt që ka ndodhur në Shqipëri. Pak vite më parë në ARMO u bë një investim dhe aty nga nafta jonë u arrit të prodhohet naftë D1, njësoj në standarde me atë që importojmë. Shqipëria disa vite përdorte sasi të madhe nga kjo naftë dhe eksportonte në Kosovë sasi të mëdha. Çështja është që ARMO është keqmenaxhuar deri në atë pikë sa sot uzina është fikur e ne paguajmë duke ndejtur mbi 5000 naftëtarë me lekët që duhet t’i harxhonim sot për të mbajtur çmimin e naftës dhe bukës pa ndryshuar.
Në Shqipëri ka shumë arsye për të protestuar, por protestën për sa e nisa unë nuk do e ndal pa u plotësuar edhe 2 kërkesat e tjera. Nuk flas në vetë të parë për snobizëm apo mendjemadhësi, por nuk besoj që protesta për veten është protesta për dinjitetin personal. Unë besoj te protesta individuale e secilit në shoqëri. Nuk ka kuptim t’i thuash dikujt dil protesto për bukën e gojës apo çmimin e gazit me të cilin gatuan. Po e ndjen se se paguan dot del. Po e paguan, por e ndjen se kjo është padrejtësi sërish del. Sa më sipër, ditën e hënë në orën 17.00 do të jem përballë Kryeministrisë siç i thashë dhe Kryeministrit. Ndoshta rastësisht aty takohem dhe me shumë të tjerë që protestojnë individualisht”, shkruan Lapaj.
Diskutime rreth kësaj post