Duke komentuar deklaratat e Ramës sipas të cilit “qytetarët më 25 prill do të zgjedhin midis drejtësisë dhe Ilir Metës”, kreu i shtetit Ilir Meta i konsideron përralla.
“Akoma flisni për drejtësinë e Edi Ramës. Akoma vazhdoni me këto përralla? Ata i keni të gjithë në dosjet e Shijakut dhe të Dibrës. Me drejtësinë e Engjëll Agaçit vazhdoni? Po të kishte drejtësi do të hapeshin burgjet dhe do të përmbusheshin kushtet e Bashkimit Evropian. Drejtësia do të vijë nga vota e lirë në zgjedhjet e 25 prillit. Të mos guxojë të prekë dhunë ndaj qytetarëve.
Reforma në drejtësi do të vazhdojë sipas Kushtetutës që u miratua me 140 vota. Nuk bëj lojëra unë. E dini shumë mirë se kush nuk erdhi në tavolinë. Drejtësi dhe noterë që betohen te Lana kurrë nuk do ta pranojë në vendin tonë. Le ta eksperimentojnë në vendet e tyre”, tha Meta.
Diskutime rreth kësaj post