Ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali përmes një postimi në Facebook i është kundërpërgjigjur presidentit Ilir Meta pas deklaratës së këtij të fundit për zgjedhjet e 25 prillit.
Spiropali shkruan se më 25 prill Shqipëria do të jetë e lirë, ndërsa shakaxhinjtë e integrimit do të jenë në muzeun e tranzicionit.
“Më 25 Prill Shqipëria e lirë, shakaxhinjtë e integrimit në muzeun e tranzicionit.”, shkruan Spiropali.
Pak më parë, presidenti Meta tha se në 25 prilli është referendum me dy porta alternativash; Shqipëria në Europë ose në Gropë.
“25 prilli tashmë është një REFERENDUM me dy alternativa: Shqipëria në Europë ose në Gropë. Përgjigjja dihet që nga koha e Skënderbeut: Shqipëria në Europë!”, shkruante Meta.
Diskutime rreth kësaj post