Luçiano Boçi, kandidat i Partisë Demokratike në zgjedhjet e 25 Prillit në qarkun e Elbasanit, ka komentuar situatën parazgjedhore në këtë qark.
Sipas Boçit, situata në qarkun e Elbasanit, sondazhet por edhe takimet me qytetarët tregojnë se PD do të jetë forcë fituese në këtë qark.
“Mundësitë janë të gjitha. Qoftë kjo nga mbështetja qytetare që ka marrë dhe merr Partia Demokratike. Qoftë edhe nga sondazhet që realizohen, qoftë duke u nisur edhe prognoza e rezultateve, mbështetur edhe në rezultatet e mëparshme. Në 2009 kemi marrë 7 mandate, në 2013 kemi marrë 6 mandate. Dhe nëse marrim kundërshtarin, mandatet janë ndarë 7 në 2009, 7 edhe në 2013. Të gjitha këto elementë, shto pjesën e mbështetjes, do ti marrim këto mandate”, u shpreh Boçi.
Diskutime rreth kësaj post