Avokati Spartak Ngjela ka komentuar listën e Partisë Demokratike për zgjedhjet e 25 prillit duke thënë se Lulzim Basha është i humbur.
Ngjela kritikoi Bashën se del në rrugë e pyet njerëz sa e ke rrogën dhe e cilëson si person që nuk ka moral, as intelekt për të qeverisur.
“Basha është i humbur, ka listat e 2017. Duhet të kishin ndërruar stafin. Kanë probleme të mëdha në opinionin publik. E ka marrë veten nga humbja? S’dimë gjë. Ky pyet njerëz sa e ke rrogën. Këta nuk kanë as moral për të qeverisur, as intelekt. Korrupsionin nuk e kanë denoncuar. Shikoni Kushtetutën shqiptare, nuk e ka asnjë vend në botë. Nuk ka në botë Kushtetutë anti korrupsion, si s’ju shkon mendja që nuk duhet të zbatohet kjo Kushtetutë”, tha Ngjela.
Diskutime rreth kësaj post