Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim ka pritur sot në Pallatin e Brigadave qindra të ftuar për festimet e 246-vjetorit të Pavarësisë së SHBA.
Në fjalën e rastit, Kim e vuri theksin tek 100-vjetori i vendosjes së marrëdhënieve Shqipëri-SHBA dhe përpjekjet e përbashkëta për forcimin e demokracisë. I pranishëm ishte edhe Presidenti Meta, i cili është shfaqur krah ambasadores.
Në ceremoni mungonte kryeministri Edi Rama, ndërkohë që ishin të pranishëm, presidenti i zgjedhur Bajram Begaj, zv/kryeministri Arben Ahmetaj, ministra dhe deputetë.
Diskutime rreth kësaj post