Kreu i LDSH, Myslim Murrizi është shprehur se në zgjedhjet e 25 prillit do të shkojë i vetëm, duke mos bërë koalicion me asnjë parti politike.
Teksa tha se partitë e tjera të vogla shkojnë e strehohen te ato të mëdha, shton se vetë nuk do ta bëjë një gjë të tillë para zgjedhjeve, por nuk e përjashtoi mundësinë për më pas.
“Spyesin për erë sqetullash, kanë futur kokën me hundë, iu ka humb nuhatja se mbase i ka kap covid që në 2005 se u ka humbur nuhatja, fusin kokën në sqetullen çdo e partive e çadre të madhe subjekt politik dhe mendojnë për të ardhur si parazit në Kuvend.Unë se kam ndërmend të marr pjesë në sqetullën e asnjë subjekti të madh politik. Bashkimi mbrapa është tjetër gjë. Partneritet me identitet është më pas. E kam për vemjet, 4 vite kam punuar në pushtet, në 92-96. Jam bërë deputet kur Basha ishte kamarier në rinas. Do ta thonë demokratët se Murri ka pasur krytar partie Azem Hajdarin”, tha Murrizi.
Ndërsa u pyet nëse ka pasur oferta nga partitë e tjera, ai përjashtoi të majtën, por la të nënkuptohej se ka pasur nga e djathta.
“Do ta kisha më të sigurt mandatin tim duke firmosur me një nga këta. Edhe kam patur oferta. Nuk kam patur oferta të drejta me emër por kurrë sjam jargavitur dhe skam çuar mesazhe. Nga e majta skam lidhje fare të më shkelin syrin e as tua shkel”, shtoi Murrizi.
Gjatë intervistës Murrizi tha se nëse deputetja Rudina Hajdari do ishte kryetare e partisë “Nisma Thurje” ai do të ishte bashkuar me të, por përjashtoi automatikisht mundësinë duke thënë se nuk bën koalicion me ish-zyrtarë të LSI, duke iu referuar kështu Endri Shabanit.
“Hajdari seshte kryetare partie, se po të ishte do ta mendoja seriozisht për të qenë bashkë, por me një parti të majtë që vjen me ish-zyrtarë të lsi nuk hyn muslim murrizi. Me zotin Shabani jo me hajdarin”, shtoi ai.
Me Topallin dhe Patozin tha se nuk do të bashkoher, ndërsa i akuzoi se kanë ngarkesa negative për vitet që kanë qeverisur në Shqipëri.
“Nuk besoj të kenë nevojë për mua nëse janë shumë të mëdhenj. Edhe Patozi ka qenë nënkryetar edhe Topalli. Sdo bëj koalicion me subjekte politie që brenda tyre kanë ngarkesa negative për vitet që kanë qeverisur në Shqipëri. Siç kanë duartrokit për të larguar nga partia ato që kanë qenë sot është karma për të provuar shijen e hidhuar dhe ata. Nuk kam ndërmend të ha plumb qorr për hatër të atyre që kam në makinë. Sdo kem kandidat asnjë spiun sigurimi, hajdur administrate”, shtoi Murrizi për Report Tv.
Diskutime rreth kësaj post