Viti 2023 ishte viti më i mirë për turizmin në Shqipëri. Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, kryeministri Edi Rama shkruan se gjatë viti të shkuar në vendin tonë erdhën 10,1 milionë vizitorëve të huaj.
Rama thotë se kjo shifër ka thyer çdo parashikim të bërë nga qeveria. Ndërkohë, në rrjetin social ka publikuar edhe shifra të tjera që lidhen me turistët që kanë zgjedhur Shqipërinë për të vizituar,
“Dhe me këtë kartolinë shifrash të vitit më fantastik për turizmin shqiptar, ku shënuam rekordin e 10,1 milionë vizitorëve të huaj që e shijuan Shqipërinë tonë nga janari në dhjetor të vitit 2023 duke na “thyer” parashikimet në mënyrën më surprizuese, ju uroj një ditë të mbarë”, tha Rama.
Diskutime rreth kësaj post