Viti i Ri troket edhe në Shqipëri! Shqiptarët kremtojnë ndërrimin e viteve, ndërsa akrepat e orës i dhanë fund ditëve të 2019. Duke shpresuar të jetë më i mbarë, shqiptarët por edhe e gjithë bota festojnë në mënyra të ndryshme.
Si çdo vit nuk mungoi mesazhi i Kryebashkiakut Veliaj, por edhe koncerti festiv me yjet shqiptarë të muzikës. Ndryshe nga vitet e tjera, Veliaj ia kushtoi fjalën e tij të prekurve nga tërmeti dhe solidaritetit të treguar mes shqiptarëve.
Edhe në qytetet e tjera të vendit mbizotëronte atmosfera festive, për një natë të veçantë, siç është ajo e ndërrimit të viteve.
Diskutime rreth kësaj post