Banka e Shqipërisë pret një përshpejtim të lehtë të rritjes ekonomike gjatë vitit 2016, ndërkohë që inflacioni parashikohet të luhatet rreth nivelit mesatar 2% për këtë periudhë.
Sipas të dhënave nga BSH-ja, inflacioni shënoi një rritje të lehtë gjatë tremujorit të katërt të vitit 2015, duke arritur vlerën mesatare prej 2.1%. Por megjithëse pati tendenca progresive rritjeje gjatë gjysmës së dytë të vitit, duke reflektuar pjesërisht përmirësimin e aktivitetit ekonomik, inflacioni vazhdon të qëndrojë nën objektivin e Bankës së Shqipërisë.
Kjo ecuri ilustron faktin se punësimi dhe shkalla e shfrytëzimit të kapaciteteve të prodhimit mbeten poshtë nivelit të tyre potencial. Në këto kushte institucioni qëndror bankar, nënvizon nevojën e ndjekjes së politikave ekonomike stimuluese në afatin e mesëm dhe parashikon që inflacioni pritet të kthehet në objektiv gjatë tremujorit të dytë të vitit 2018.
Diskutime rreth kësaj post