Policia e Shtetit vijon operacionet anti-cannabis në të gjithë vendin.
Rreth 200 forca policore po vijojnë kontrollet mbi bazën e informacioneve policore dhe operative që disponon Policia për evidentimin dhe goditjen e vendmagazinimeve të bimëve narkotike, si dhe për goditjen e trafikimit të lëndëve narkotike.
Sipas njoftimit për shtyp, 6 operacione janë zhvilluar në 24 orët e fundit.
Si rezultat, janë arrestuar 4 shtetas si dhe shpallur në kërkim 1 tjetër ndërsa u sekuestruan 371 Kg Cannabis Sativa në Shkodër, Lezhë, Vlorë, Tepelenë e Memaliaj.
Evidentohen 4 kapanone që shërbenin për tharje të bimëve narkotike në Tepelenë dhe Memaliaj.
Gjatë tre operacioneve në Tepelenë dhe Memaliaj u asgjesuan 7.500 bimë narkotike në proces tharje dhe përpunimi.
Policia konfirmon se po vijon puna për evidentimin dhe kapjen e autorëve të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.
Diskutime rreth kësaj post