Klajdi Qato ai doli. Pas 20 orësh nën rrënojat e një hoteli të shembur në Durrës, 25-vjeçari është nxjerrë shëndoshë e mirë nga ekipet e shpëtimit.I riu është në gjendje të mirë shëndetësore, pavarësisht dramës që ka kaluar.Në videon e siguruar nga Gazeta SHQIP, ai qëndron për disa momente në këmbë, ndërsa shfaqet i qeshur në ambulancë.
Nxjerrja e tij është pritur me lot gëzimi nga familjarët. I riu është fshehur nën krevat gjatë këtyre orëve.Nga tërmeti i fuqishëm që goditi Shqipërinë mëngjesin e së martës, kanë humbur jetën të paktën 24 persona, ndërsa rreth 600 të tjerë janë plagosur.
FOTO:
Diskutime rreth kësaj post