20 mijë qytetarë me të drejtë vote, janë të paaftë fizikisht për tiu drejtuar kutive të votimit ditën e zgjedhjeve për të hedhur votën e tyre.
“Ata qe s’dalin dot nga shtëpia rreth 20 mije që janë të diskriminuar”,- tha Celibashi.
Nga një takim me OSBE për informimin e zgjedhësve, Ilirjan Celibashi, u kërkoi palëve të krijojnë mundësinë ligjore të votimit të këtyre personave që për arsye objektive nuk kanë mundësi, siç mund të jenë të sëmurët.
“Duhet adresuar kjo çështje, për personat që për arsye objektive nuk shkojnë dot në qendrat e votimit. Duhet gjetur mënyra që një vend kandidat i BE në mes të Evropës ska asnjë justifikim që ata të mos votojnë. Është prioritare edhe pse e dimë që politika ka prioritete të tjera”,- tha Celibashi.
Këtë thirrje kreu i KQZ, ia ka adresuar më herët partive politike edhe përmes një letre, ku i ka kërkuar të trajtohet me prioritet.
Celibashi ka përsëritur dhe thirrjen për hapësira ligjore me qellim votimimi i emigrantëve, por teksa ka mbetur vetëm një vit nga zgjedhjet e ardhshme nuk është bërë asnjë hap.
Të premten grupi i Dialogut, do të mblidhet sërish dhe në të pritet të diskutohen piketat e përgjithshme të Reformës Zgjedhore.
Diskutime rreth kësaj post