Ermal Mamaqi ka treguar sot në emisionin “Rudina”, se kostoja e filmit të tij më të ri “I Love Tropoja” ishte 20 mijë euro në ditë. Duke folur për një nga skenat më të vështira për t’u xhiruar, aktorja kryesore Arjola Demiri, e cila ishte gjithashtu e pranishme në studio, tregoi sesi e realizoi me një dubël të vetme.
Bëhet fjalë për një moment kur asaj i duhet të zhytet me kokë në ujë të ftohtë akull, dhe këtë duhet ta bënte me një dubël të vetme, pasi makijazhi dhe xhirimet nuk duhet të shkonin më kot.
Ermali tha se kjo ishte një nga skenat më të vështira pasi frikësoheshin se mos Arjolës i ndodhte gjë. Por aktorja ia doli ta realizonte që me herën e parë, duke e kursyer kështu Mamaqin.
Lidhur me idenë e skenarit dhe pse zgjodhi pikërisht të realizonte këtë film, Ermali u shpreh se një histori që kishte dëgjuar nga një zonë shumë larg Tropojës, kishte shërbyer si një shkëndijë, që ai më pas të ndërtonte një histori.
Ermali, tha se përmes filmit të tij dëshiron të tregojë se tropojanët janë njerëz të besës, që e duan traditën dhe respektojnë familjen dhe mikun.
Diskutime rreth kësaj post