Artan Hoxha, gazetari investigativ ditën e sotme në studion e “News24” ka dhënë detaje të tjera në lidhje me laboratorin e drogës të gjetur në Skrapar.
Teksa zbuloi më shumë detaje për operacionet e drogës, Hoxha tha se në Shqipëri operojnë 20 grupe kriminale që merren me kultivim dhe tregtim kanabisi.
Për t’u çuditur nga të gjitha operacionet që janë bërë, nuk është kapur asnjë bos i drogës. Ashtu siç ndodhi në Lazarat, që s’u arrestua asnjë nga bosët, janë të njëjtën bosa që po bëjnë të njëjtin aktivitet në gjithë vendin. Po arrestohen policë, fermer, njerëz të thjesht. Ne nuk ia kemi prerë kokën këtij aktiviteti kriminal nëse nuk goditen bosët. Ministri i ri ka vendosur një standard, që në çdo territor që kapet një sasi narkotikësh gjithë komisariati shkon për procedim penal. Çmimi i kanabisit vijon të jetë i ulët, pasi sasia që kalon është e madhe”, pohoi ai.
Diskutime rreth kësaj post