gabimet shëndetësore që duhet t’i ndaloni para moshës 40 vjeçare
Doni të ndiheni dhe të dukeni të rinj edhe përtej të 40-ve? Tani është koha që të filloni të mendoni për veten. Kur jeni 20 apo 30 vjeç mendoni se do të jetoni përgjithmonë duke qenë se keni plot energji.
Por gabimet shëndetësore dhe të stilit të jetesës mund t’ju shkaktojë dëme në shëndetin tuaj më vonë. Nëse nuk kujdeseni për veten, më vonë do t’ju shfaqen sëmundje të shëndetit të zemrës, diabet etj.
1- Gabimet psikologjike : Varësia ndaj smartphone-ve
A po na sëmurin mjetet teknologjike? Një studim i Harvardit lidh qëndrimin shumë orë para televizorit me diabetin e tipit 2, sëmundje kardiovaskulare si dhe një numër të madh sëmundjesh të tjera që shkaktojnë vdekjen. Drita blu që pajisjet teknologjike përmbajnë janë të dëmshme për njeriun dhe nëse përdoren para gjumit, do ta kemi të vështirë të bëjmë një gjumë të qetë. Duhet të bëjmë një pushim 10 minutësh çdo orë pune përpara ekranit.
2- Nuk e bëjmë gjumin prioritet
Ashtu si telefoni juaj, trupi dhe truri kanë nevojë për t’u rikarikuar. Njerëzit nga mosha 18-64 vjeç duhet të bëjnë të paktën 7-9 orë gjumë. Nëse lini mënjanë gjumin, atëherë do të vuani nga hipertensioni, ataket në zemër ose obeziteti. Mungesa e gjumit mund të jetë shkak i depresionit dhe plakjes së parakohshme. Krijoni një ritual të rehatshëm gjumi, pa celularë në krevat.
3- Mos kujdesja ndaj dhëmbëve
Një regjim i mirë kujdesi ndaj dhëmbëve është i rëndësishëm për shëndetin tonë kur të jemi 40 vjeç. Nëse nuk kujdesemi për dhëmbët, atëherë mbi to krijohet një lloj cementi, që mund të na prishë buzëqeshjen. Dhe prishja e vërtetë e dhëmbëve fillon kur jemi rreth moshës 30-40 vjeç. Meshkujt kanë më shumë gjasa t’u prishen se sa femrave.
4- Shmang vaktet
Vaktet e munguara mund t’ju shkatërrojnë metabolizmin, duke ju shkaktuar diabetin e tipit 2. Afro 2/3 e të rriturve me diabet diagnostikohen rreth moshës 40-64 vjeç. Asnjëherë nuk duhet ta shmangim mëngjesin e shëndetshëm. Na jep më shumë energji dhe përqendrim gjatë ditës.
5- Injorimi i shenjave paralajmëruese të shëndetit
Çfarëdolloj dhimbje të vogël të keni, mos e anashkaloni atë, por kushtojini vëmendje. Sa më shpejt të identifikoni problemet shëndetësore aq më të trajtueshme janë ato. Përgatitni një listë pyetjesh përpara se të shkoni tek doktori.
6- Të pini një cigare (ose dy)
Edhe nëse tymosni një cigare atëherë jeni duhanpirës, dhe kjo rrit rreziqet e sëmundjeve të zemrës, kancerit të mushkërive, atakut në zemër apo përkeqësimit të shëndetit në përgjithësi. Duke hequr zakonin e konsumimit të cigares përpara se të shkoni 40 vjeç do të largoni në këtë mënyrë edhe shanset e një vdekjeje të parakohshme. Me pak fjalë i bëni nder vetes dhe trupit tuaj.
7- Konsumimi i tepërt i kripës
Kripa ndodhet në një numër të madh ushqimesh që ne konsumojmë. Ndodhet tek buka, tek mishi i përpunuar, supa, djathi, salcat etj. Shumica e njerëzve konsumojnë më shumë kripë se sa kërkon trupi i tyre. Sasia e rekomanduar e konsumimit të kripës në ditë është gjysmë luge çaji. Kripa e tepërt shkakton hipertension, një nga shkaqet kryesore të sëmundjeve të zemrës. Lexoni me kujdes etiketat e ushqimeve.
8- Të jemi të dehidratuar të gjithë kohës
Një ndër gabimet shëndetësore më fatale është mospërdorimi i ujit. është pjesë e çdo organi apo qelize të trupit të njeriut, përfshi edhe lëkurën. Është akoma më shumë e rëndësishme të qëndrojmë të hidratuar. Më vonë kur plakesh ka rrezik që të humbet sensi i etjes. Uji është më i rëndësishmi nga të gjitha pijet sepse nuk përmban sheqerna të shtuara. Nëse urina juaj është e verdhë e errët kjo do të thotë që duhet të konsumoni më shumë ujë.
9- Shmangia e produkteve të bulmetit
Femrat që po shmangin bulmetrat për të marrë sa më pak kalori nga dietat e tyre nuk po i bëjnë asnjë të mirë trupit dhe kockave të tyre. Marrja e kalciumit në moshën 20 dhe 30 vjeç është me të vërtetë i rëndësishëm për shëndetin e kockave. Kulmin formimi i kockave e arrin në moshën 30-vjeçare dhe më pas fillon rënia e tyre.
10- Thënia e gënjeshtrave tek doktori
Njerëzit gënjejnë, dhe doktorët e dinë këtë. Në një studim, 77% e doktorëve thonin që një nga 4 klientët e tyre gënjenin rreth shëndetit. Ndërsa 28% thonë që gjysma e klientëve të tyre nuk thonë të vërtetën. Me kalimin e moshës, edhe gënjeshtrat më të vogla përbëjnë rrezik për shëndetin.
11- Mos anashkaloni ngritjen e peshave
Gabimet shëndetësore ndërlidhen edhe me mungesën e aktivitetit sportiv. Një regjim i mirë ushtrimesh nuk do të ishte i kompletuar pa ushtrimet me pesha. Këto ushtrime ju ndihmojnë të tonifikoni muskujt, të përmirësoni metabolizmin dhe të formoni kocka të forta. Kërkimet kanë treguar se përmirësojnë fleksibilitetin, balancën dhe aftësitë aerobike. Këto përfitime shëndetësore janë edhe më thelbësore me kalimin e moshës.
12- Mungesa e seksit
Më fëmijët të vegjël dhe detyrimet në punë, seksi bëhet më i rrallë pas të 30-ave. Por kur rriten fëmijët, seksi duhet të futet në listën e prioriteteve. Mbajtja e një jete të shëndetshme seksuale edhe në moshën e mesme, është pjesë e rëndësishme e intimitetit. Nuk duhet ta neglizhoni këtë pjesë.
13- Banjot e diellit
Duke qenë shumë të ekspozuar ndaj diellit, dëmtoni lëkurën tuaj me rrezet ultravjollcë. Kjo përveçse mund të çojë në një rrudhje të lëkurës, e plakje të parakohshme, mund të rrisë rreziqet e kancerit të lëkurës, përfshi edhe melanomën, formën më vdekjeprurëse të sëmundjes. Përdorimi i kremrave të plazhit mund t’ju vijë në ndihmë. Nuk fshin dëmet e të kaluarës, por shërben si mbrojtës për të ardhmen.
14-Konsumimi i pijeve të ëmbla
Ju mbase e dini që konsumimi i pijeve të ëmbla është një nga faktorët që ndikon në rritjen e peshës. Përveç se shtimit të disa kileve të tepërta, këto pije mund të rrisin rreziqet e shkaktimit të diabetit.
15- Konsumimi i ushqimeve të përpunuara
Ngrënia e disa patatinave përpara futjes në palestër nuk është një mënyrë e mirë për t’i dhënë forcë trupit tuaj. Me kalimin e kohës, i gjithë sheqeri, yndyra e kripa, sekreti që i bën këto produkte të shijshme, mund të japë pasoja negative për shëndetin tuaj. Është shumë më e leverdishme t’i shkëmbeni këto ushqime të përpunuara me produkte të freskëta.
16- Varësia ndaj alkoolit
Shumica jonë e dinë që konsumimi i sasive të tepërta të alkoolit është i dëmshëm për trupin. Është dehidratues, dhe është një proces nga i cili trupi juaj nuk mund ta marrë veten shpejt sidomos me kalimin e kohës. Çelësi është modelimi. Jo më shumë se 1 gotë në ditë për femrat, dhe jo më shumë se 2 gota për meshkujt.
17- Më pak ‘friends’ në Facebook, më shumë shoqëror
Po gënjeni veten nëse mbështeteni tek Facebook-u apo Twitter-i për të mbajtur shoqërinë. Të qenit rreth njerëzve të gjallë është shumë e rëndësishme për shëndetin mendor, gjë që rrjedhshmërisht ndikon në shëndetin fizik. Bëni pak pushim nga rrjetet sociale për t’u takuar me miqtë tuaj të vërtetë e familjarët.
18- Mos njohja e historikut shëndetësor familjar
Ju pëlqen apo jo, genet familjare ndikojnë. Nëse në të 30-at, doktori juaj nuk e di që familjarët tuaj kanë lidhje me sëmundjen e kancerit të gjirit, ai nuk ju bën testet e nevojshme për të identifikuar para kohe problemet. Kjo është më keq për ju, sepse sa më herët ta kapni sëmundjen aq më e trajtueshme është kjo. Mësoni historikun shëndetësor të familjes suaj dhe ndaheni me mjekun për rekomandimet përkatëse.
19- Të mos pasurit kohë për analiza të herëpashershme
Femrat në të 30-at rrallë gjejnë kohë për t’u kujdesur për veten, dhe prandaj mund të shmangin pa dashje shumë probleme shëndetësore. Nëse nuk monitoroni nivelin e kolesterolit tuaj, mund të rrisni rreziqet e sëmundjeve të zemrës në moshën 40 – 50 vjeç. Edhe nëse nuk bëni testime herë pas here për gjirin, rrezikoni ta kapni në kohë sëmundjen.
20- Mos bërja e vaksinave të rekomanduara
Fëmijët nuk janë të vetmit që kanë nevojë për vaksina. Vaksinat janë të domosdoshme për sistemin imunitar. Për të rriturit më të përdorshme janë vaksinat kundra gripit. Rreth 50 mijë të rritur vdesin çdo vit pasi nuk bëjnë vaksinat e nevojshme për parandalimin e sëmundjeve. Prandaj keni kujdes dhe ruani veten sa më shumë nga gabimet shëndetësore.
Diskutime rreth kësaj post