Kompania arabe “Emaar group” do të investojë 2 miliardë euro në portin turistik të Durrësit dhe zhvillimin e zonës përreth.
Një nga investitorët më të rëndësishëm në botë, i fokusuar veçanërisht në fushën e turizmit, Mohamad Alabbar ka treguar gjatë një interviste në emisionin “Opinion” se gjithashtu po projektin një ekoturizëm në zonën e Përmeti.
Pjesa nga intervista:
Fevziu: Është projekt vetëm për Durrësin apo do të shihni edhe ndonjë qytet tjetër?
Alabbar: Po shohim edhe Tiranën për projekte të tjera gjithashtu.
Fevziu: Çfarë keni ndër mend të bëni në jug, turizmi është element i kompanisë suaj, mikpritja…
Alabbar: Ne operojmë në 25 hotele. Vizitova qytetin e Përmetit dhe më ka prekur vërtet.
Fevziu: Qyteti i Përmetit…. I bukur. Është pak i izoluar, por i bukur.
Alabbar: Në atë zonë po shoh për zhvillimin e një ekoturizimi. Ne arabët e vlerësojmë shumë ekoturizmin. Kur shohim jugun me kodra dhe lumenj panorama është një parajsë e vërtetë për ne.
Diskutime rreth kësaj post