Mesditën e kësaj të premte rreth 19 deputetë të grupit parlamentar të Partisë Demokratike i janë drejtuar me një kërkesë Komisionit të Ankimeve dhe Sanksioneve pranë KQZ-së duke kërkuar shkarkimin e kryetarit të Bashkisë së Kuçovës, Kreshnik Hajdari.
Ndërsa Hajdari ndodhet nën hetim nga SPAK për falsifikim dokumentesh, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve refuzoi t’i hiqte mandatin. Për këtë arsye, çështja është dërguar në KAS.
Hajdari i rizgjedhur në krye të bashkisë së Kuçovës më 14 maj, nuk deklaroi në formularin e vetëdeklarimit një dënim të dhenë nga gjykata e Janinës në Greqi në vitin 1999 për thyerje të kufirit. Gjyqtari, e ka gjetur fajtor dhe ka dënuar Hajdarin fillimisht me 4 muaj burgim dhe më pas ia ka konvertuar këtë dënim me 1500 Dhrami.
Diskutime rreth kësaj post