Greta Thunberg është emri i 16-vjeçares, e cila është bërë e njohur në gjithë botën për protestat e saj kundër ngrohjes globale.Vajza nga Suedia madje është nominuar edhe si kandidate për çmimin ‘’’Nobel për Paqen’’.
Së fundmi Greta i ka dhënë botës një tjetër leksion.Adoleshentja ka mbajtur një fjalim në Parlamentin Europian në Strasburg. Gjatë këtij fjalimi, ajo edhe është përlotur.Gjatë fjalës së saj, ajo u bëri thirrje udhëheqësve të BE-së të veprojnë urgjentisht mbi ndryshimet klimatike, duke theksuar hipokrizinë sa shpejt u mblodhën fondet për rindërtimin e katedrales së Notre-Dame në Paris, shumë më tepër sesa vetë kontributi i Francës në Fondin Green Climate.
Greta ka thënë:
“E gjithë bota u dëshpërua për zjarrin në Notre-Dame në Paris, por Notre-Dame do të rindërtohet. Nëse shtëpia jonë do të copëtohej, asnjë nga liderët nuk do të vepronte siç veproi me Notre-Dame. E pra, kuptoni që shtëpia jonë po copëtohet disa-ditës dhe ende nuk po ndodh asgjë. Ju kërkoj të zgjoheni dhe të bëni çfarë është e nevojshme.”
E çka mund të thuhet si përfundim është se Greta Thunberg është një shembull për t’u ndjekur nga gjithë të rinjtë dhe se edhe një herë i ka dhënë një leksion të madh botës.
Diskutime rreth kësaj post