Në më pak se 24 orë në spitalin Infektiv në Tiranë kanë shkuar 16 urgjenca.
Urgjenca e fundit ishte një i ri rreth të 30-ve, bën me dije gazetari Erjon Skëndaj.
“9 urgjenca mjekësore të mbërritura te Infektivi. Deri më tani numri i rasteve të numëruara në Covid 1 është, 16 urgjenca në më pak se 24 orë”, – tha Skëndaj.
Në 24 orët e fundit në vendin tonë janë konfirmuar pozitivë me Covid 155 persona, ndërsa fatkeqësisht kanë humbur jetën 4 pacientë në spitalet COVID.
Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive ditore është si vijon:
Tiranë 77 raste, Durrës 18 raste, Elbasan 11 raste, Kamëz 6 raste, 5 raste në Kucovë, nga 4 raste në Korcë, Lushnje, Vlorë, nga 3 raste në Fier, Shkodër, Has, Cërrik, nga 2 raste në Krujë, Berat, Malësi e Madhe, Shijak dhe nga 1 rast në Devoll, Kukës, Kavajë, Mirditë, Mat, Divjakë.
Diskutime rreth kësaj post