Tesla ka pranuar rreth 150,000 porosi për kamionin e saj të ri, ka bërë të ditur drejtori i kësaj kompanie Elon Musk. Këto porosi u bënë edhe pas gafës që Musk pati gjatë prezantimit të makinës së re. Ai ishte në skenë kur dritaret e Cybertruck u copëtuan gjatë një demonstrimi që supozohej të tregonte qëndrueshmërinë e tyre.
Aksionet e Tesla’s u zhytën 6.1% pas ngjarjes së të enjtes dhe pati disa vlerësime të këqija. Me modelin e saj këndor, kamioni elektrik u përshëndet me brohoritje por pati edhe konfuzion.
Megjithatë Musk përmes Twitter njoftoi se cicëroi “janë porositur 146k Cybertruck deri më tani, me 42% që zgjedhin motor të dyfishtë, 41% tre dhe 17% një të vetëm”.
Sipas tij, kërkesat kishin ardhur përkundër asnjë reklame dhe asnjë përkrahje të paguar për kamionin. Asnjë datë nuk është dhënë për lëshimin e Cybertruck, por analistët thanë se nuk do të jetë gati para fundit të vitit 2021.
VIDEO:
Diskutime rreth kësaj post