Tifogrupi “Ballistët” kanë dhuruar mbrëmjen e djeshme një super spektakël në Tetovë. Ata kanë ndezur në të njëjtën orë, fishekzjarre dhe pishtarë në çdo rrugë.
Në mënyrë metaforike, 1500 ballistë kanë përflakur qiellin duke i bërë të gjithë të shijojnë një pamje shkëlqyes.
Në një lidhje me Skype për “ABC e Mëngjesit”, një nga pjesëtarët e grupit, Sheku Ziberi ka treguar se kjo ngjarje ka përkuar si me 30-vjetorin e grupit të “ballistëve”, ashtu edhe me 110-vjetorin e Pavarësisë.
“Ne jemi tifozë e grupit të sportit Shkëndija që përfshin futbollin, karaten dhe lloje të tjera. Ky organizim është përgatitur rreth 6 muaj më parë.
Organizimi ishte i përfshirë me të gjithë anëtarët e grupit tonë. Fillmisht janë bërë disa lista të nëngrupeve tona në çdo lagje. Gjithçka shkoi shumë mirë. Koordinimi ishte perfekt.
Ishin lajmëruar edhe zjarrfikset. Edhe Ministria e Punëve të Brendshme na kontaktoi që mos të ndodhte ndonjë incident, por shyqyr shkoi mirë”, u shpreh ndër të tjera ai.
Video:
Diskutime rreth kësaj post