Prokuroria e Krimeve të Rënda ka kërkuar 15 vite burg për ish-imamin Almir Daci të xhamisë së Leshnicës në Pogradec.
Edhe pse për të ka patur raportime në media se ka humbur jetën, kjo pistë nuk është vërtetuar ende zyrtarisht nga autoritetet.
36 seanca gjyqësore ndaj Dacit janë zhvilluar në mungesë të tij ku mbi të rëndon akuza e “Rekrutimit tė personave me qėllim kryerjen e veprimeve terroriste, nxitjes, thirrjes publike dhe propoganda pėr kryerjen e veprave penale me qëllime terroriste”.
Mësohet se vendimi i Gjykatës për Almir Dacin pritet të jepet në fillim të muajit maj.
Hetimet ndaj tij, nisen me iniciativë të prokurorisë së krimeve të rënda pasi ai u shfaq në filmimet e shpërndara nga organizata terroriste ISIS nërrjetet sociale.
Diskutime rreth kësaj post