Të zhvillosh fuqinë mendore do të thotë të fuqizosh vendosmerinë për të realizuar synimet në jetë dhe aftësinë për të arritur qëllimet e mira.
Fuqia mendore është rrugë e duhur drejt suksesit personal në të gjitha sferat e jetës, sidomos në karrierë. Andaj, personat që kanë fuqi mendore kanë karaktere dalluese në shoqëri dhe janë shumë më produktivë.
Të shohim në vijim se cilat janë ato karakteristika që i dallojnë njerëzit e fuqishëm mendërisht, respektivisht si t’i dallojmë ata në shoqëri.
1) Në vend që të frikësohen nga vetmia, ata kënaqen kur kalojnë kohë vetëm.
2) Ata nuk jetojnë as në të kaluarën as në të ardhmen.
3) Ata nuk frikësohen të dalin nga zona e tyre e rehatisë.
4) Perceptimi i situatës është veti e tyre e fortë.
5) Ata nuk janë xhelozë ndaj lumturisë së njerëzve të tjerë.
6) Ata e dinë që dështimi është pjesë e suksesit.
7) Ata mësojnë nga gabimet e veta.
8) Ata nuk humbasin kohë duke ndjerë dhembshuri për vetveten.
9) Ata shmangen nga konfliktet e paarsyeshme.
10) Ata e pranojnë faktin se nuk mund t’i kënaqin të gjithë.
11) Ata i dëgjojnë këshillat e të tjerëve.
12) Por, nuk lejojnë të tjerët të vendosin për ta.
13) Ata e dinë kur duhet ndaluar.
14) Ata nuk i pëlqejnë ankesat e vazhdueshme.
15) Ata besojnë në vetvete.
Diskutime rreth kësaj post