Drejtori i policisë së Tiranës, Rebani Jaupi në një lidhje ‘live’ me Ilva Now në Euronews Albania bëri me dije se policia e Tiranës si edhe policia e shtetit ka marrë masa për kontrollin e pikave kyçe të kryeqytetit, duke u përqendruar në 15 pika në vendet më të popullarizuara, që në ditë të zakonshme do të ishin plot.
“Qëllimi është të merren masa që të zbatojmë porositë e dhëna nga qeveria dhe institucionet e shëndetit publik, një nga porositë e të cilëve është vetizolimi që qytetarët të mos dalin pa shkak nga shtëpitë”, tha drejtori i policisë së Tiranës.
Ai bëri me dije se kontrolle në rrugë po ushtrohen edhe ndaj automjeteve që të përcaktohen të gjithë personat që kanë hyrë nga Italia pas 27 shkurtit.
“Nëse rezultojnë kështu do t’i evidentojmë, do marrim adresën, do të bëjmë regjistrimin dhe do t’i këshillojmë të vetizolohen dhe të njoftojnë lidhjet e afërta që kanë takuar gjatë këtyre ditëve në mënyrë që të shmanget përhapja”, tha z. Jaupi, teksa shtoi se në gjithë aksion të nisur nga policia që mbrëmjen e djeshme me mbylljen e qindta lokale të natës, palestrave dhe pishinave është vënë re një mirëkuptim dhe ndërgjegjësim nga ana e qytetarëve.
Diskutime rreth kësaj post