Deputetët e Partisë Socialiste kanë ndërprerë mbledhjen e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, të cilët ishin mbledhur në sallën e Kuvendit.
Kjo ka sjellë në një tjetër përplasje mes opozitës dhe mazhorancës, ku deputetët opozitarë kanë kërkuar që deputetët e PS të lirojnë sallën e Kuvendit, ose në të kundërt deputetët e PD të shkojnë në selinë blu për të vijuar mbledhjen e tyre.
Deklarata e Salianjit:
“Ky Kuvend do ketë seanca shumë më të tensionuara se kjo, por po bëheni pengesë për të zbatuar një nen të shkruar e bardha mbi të zezë. Ne nuk mund t’ju japim as taktikën parlamentare, dhe keni hyrë në mënyrë të turpshme, siç keni uzurpuar sallën e Kuvendit të Shqipërisë. Ose dilni nga salla, ose ndërpriteni të shkojmë në selinë e PD-së që të kemi një vendim të Grupit Parlamentar të PD-së. Nuk ka dhe s’mund të zhvillohet as debat, dhe as qeveria të përfitojë të kërkojë kohë”, tha deputeti opozitar Ervin Salianji.
Diskutime rreth kësaj post