Trupi i femrës është i nënshtruar ndaj ndryshimeve të shpeshta, ndonjëherë ndryshimet janë normale, por ndonjëherë mund të jenë dhe shenjë e ndonjë sëmundje të caktuar. Për këtë arsye është e rëndësihme që të zbulohen dhe të reagohet menjëherë, në mënyrë që sëmundja të zbulohet dhe të trajtohet në kohë.
Cilat janë simptomat më të zakonshme që tregojnë praninë e mundshme të kancerit te gratë, përgjigje për këtë morëm nga Dr. Deva Petrova, onkologe.
Ndryshimet në gji
Kanceri i gjirit është sëmundja më e shpeshtë malinje tek femrat. Bëhet fjalë për sëmundje e cila shpesh në fazat e hershme të saj nuk jep asnjë shenjë. Prandaj mund të diagnostikohet me vështirësi në rast se gruaja nuk bën vetkontrolle të rregullta të gjirit dhe nëse nuk paraqitet rregullisht për kryerjen e kontrolleve me eko dhe kontrolleve mamografike. Për fat të mirë, ndërgjegjësimi i grave është në një nivel më të lartë, prandaj edhe kur nuk ndjejnë ndonjë simptom ato paraqiten për kryerjen e kontrolleve parandaluese. Në rast se keni të pranishëm të paktën një nga simptomat e mëposhtme, duhet të paraqiteni tek mjeku: kokërr në gji ose në pjesën e sqetullës, rrjedhje të gjirit (pa ngjyrë ose të përgjakur), ndryshime të thithës së gjirit (të përthyera ose të tërhequra), ndryshim të lëkurës, skuqje, rrjepje të lëkurës, nxirje, ënjtje, ndryshime të formës ose asimetrisë.
Gjakderdhje në mes të dy cikleve menstruale
Gjakderdhja e cila nuk është pjesë e ciklit menstrual, duhet t’ju shqetësojë. Kjo është një shenjë e pranisë së mundshme të kancerit endrometrial (kancer në cipën e brendshme të mitrës). Veçanërisht duhet të kërkoni këshilla nëse keni gjakderdhje në perimenopauz dhe menopauz. Mbani mend, gjakderdhjet mbas menopauzës nuk janë normale dhe për këtë duhet patjetër të informoni mjekun tuaj!
Gjak në jashtëqitje
Gjakderdhja gjatë jashtëqitjes mund të jetë shenjë e hemoroideve ose kancer në zorrën e trashë. Kanceri kolorektal përhapet gjithnjë dhe më shumë. Ajo çfarë është shqetësuese është fakti që gjithnjë dhe më shumë të rinj preken nga kjo sëmundje e heshtur.
Kryeni kolonoskopi – skrining test për kancerin e zorrës së trashë në rast se vëreni gjakderdhje në jashtëqitje.
Ndryshimet tek nyjet limfatike
Nyjet limfatike janë gjendra të vogla të cilat kanë madhësinë e një kokrre fasule, në të gjithë trupin. Shumica e ndryshimeve në madhësinë e nyjeve limfatike janë të shkaktuara nga infeksione ose nga ndonjë proces inflamativ. Por, disa lloje të kancerit, duke përfshirë leuqeminë dhe limfomën, gjithashtu manifestohen me rritje të nyjeve limfatike të cilat mund të ndjehen edhe me anë të prekjes. Prandaj, në rast se prekni ndonjë kokërr të vogël në trup, gjëja më e mirë është të paraqiteni tek mjeku.
Probleme me gëlltitjen (përtypjen)
Problemet momentale me gëlltitjen nuk duhet t’ju shqetësojnë menjëherë, por në rast se kjo gjë ndodh shpesh dhe shoqërohet me të vjella ose humbje peshe, mjeku juaj mund të dyshojë për kancer në fyt ose në stomak.
Ndryshimet e nishanëve
Nëse vëreni se në trup keni nishanë të rinj ose nëse keni zmadhim të nishanëve që keni patur në trup, apo e kanë ndryshuar formën, duhet menjëherë të konsultoheni me dermatologun tuaj. Nishani i ri apo i zmadhuar fillimisht kontrollohet, më pas analizohet dhe fotodokumentohet me dermatoskopi kompjuterike. Kjo procedurë kryhet me anë të dermatoskopit, mikroskop i cili aplikohet në sipërfaqe të lëkurës i cili përdoret për kontrollin e nishanëve i zmadhon dhe i vë në dukje ndryshimet të cilat nuk mund të vërehen me sy të lirë.
Fryrje
Nëse ndjeni fryerje, duhet të vini në dijeni mjekun tuaj. Kërkoni këshillë edhe në rast se simptomat nuk zhduken me kalimin e kohës ose në rast se ju ndodh që të humbisni nga pesha trupore apo në rast se keni gjakderdhje vaginale. Fryerja e vazhdueshme është simptom i mundshëm i kancerit të vezoreve. Doktori juaj do t’ju rekomandojë të kryeni teste laboratorike, kontroll gjinekologjik dhe kontroll me ultratingull.
Humbja e peshës trupore
Të gjitha gratë duan që të humbasin kilogramët e tepërt në një mënyrë shumë të shpejtë. Nëse humbisni sasi drastike të peshës trupore, ndërkohë që nuk e keni ndryshuar mënyrën e të ushqyerit apo nuk merreni me aktivitete sportive më tepër se mëparë, kjo mund të ndodhë për shkak të stresit ose mund të bëhet fjalë për kancerin e pankreasit, të mushkërive apo të tomakut. Doktori do t’ju rekomandojë të kryenei analiza laboratorike apo CT skan.
Ethe
Ethet të cilat zgjasin për një periudhë më të gjatë kohore, është një simptom i mundshëm i ekzistencës së leukemisë apo i ndonjë lloj kanceri tjetër në gjak. Informoni doktorin tuaj për simptomat që ndjeni dhe bëni analiza të gjakut.
Kollë
Zakonisht kolla zgjat nga 3-4 javë, por nëse në rastin tuaj kolla zgjat më tepër se zakonisht dhe nëse pasohet me gjurmë në gjak, mund të bëhet fjalë për kancer të mushkërive. Mos i neglizhoni këto simptoma, veçanërisht nëse konsumoni duhan.
Dhimbje
Kanceri zakonisht nuk shkakton dhimbje. Por, dhimbja afatgjatë e kockave, muskujve apo dhimbja e kokës, mund të jetë shenjë e pranisë së kancerit.
Dhimbje në pjesën e barkut
Dhimbja e vazhdueshme në pjesën e barkut mund të jetë shenjë e pranisë së kancerit në traktin digjestiv. Simtomat janë më intenzive në rast se gjendeni nën depresion.
Lodhje
Shpesh, gratë ndihen shumë të lodhura për shkak të angazhimeve të shumta të përditshme. Por lodhja ekstreme dhe e shpeshtë nuk është një shenjë e mirë. Në rast se përveç lodhjes keni dhe simptoma të tjera si: marramendje, të vjella, humbje të ekuilibrit, konsultohuni me mjekun tuaj.
Ndryshime në gojë
Nëse pini duhan, është e mundur që të shfaqen pika të bardha apo shenja me ngjyrë të kuqe të zbehtë, brenda gojës apo në pjesën e buzëve. Që të dyja mund të jenë shenjë e kancerit oral. Konsultohuni me mjekun tuaj apo me stomatolog, për kryerjen e kontrolleve të domosdoshme dhe për trajtimin e tyre.
Diskutime rreth kësaj post