Dy avionë F-16 të Turqisë kanë hyrë në territorin grek duke iu afruar helikopterit të ministrit të Mbrojtjes së Greqisë, Panos Kamenos teksa ai ishte në ajër.
Ngjarja ndodhi gjatë mëngjesit të sotëm në ishullin skajor të Greqisë, Kastelorizo shumë pranë tokës turke, teksa Kamenos po largohej me helikopter pasi kishte kaluar mbrëmjen aty, raporton Albeu.com.
Avionët i janë afruar duke thënë se të largohet nga hapësira ajrore turke, ndërsa menjëherë në zonë janë afruar edhe një numër i madh gjuajtësish turq dhe grekë duke shkaktuar një situatë alarmi në ishujt e kësaj zone.
Në një deklarim të mëvonshëm, Kamenos tha se në zonë ishin afruar gjashtë avionë grekë dhe tetë turq.
“Ne po i përgjigjemi agresionit turk”, tha Kamenos për mediat greke, ndërsa Turqia thekson se helikopteri i tij kishte hyrë në hapësirën ajrore turke.
Të dyja vendet janë në një raport mjaft të tensionuar sa i përket çështjes së ishujve në Egje pasi Turqia pretendon disa prej tyre. /albeu
Video:
Η ΤΠΚ του Πολεμικού μας Ναυτικού ο Κυβερνήτης και το πλήρωμα μαζί με τους άλλους υπερασπιστές του Αιγαίου της ΔΑΝ Μεγίστης δένουν με τους Ακρίτες του μαγευτικού Καστελόριζου. Σήμερα όπως κάθε ημέρα οι πιλότοι της ΠΑ αναχαιτίζουν αποτελεσματικά τους τούρκους ψευτοτσαμπουκάδες pic.twitter.com/Ib8CDnQPXQ
— Panos Kammenos (@PanosKammenos) December 20, 2018
Diskutime rreth kësaj post