Me 122 vota pro është miratuar ligji për ngritjen e SPAK-ut, (Ligji për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë) ndërsa miratimi është bërë pa asnjë votë kundër.
Më pas, deputetët e opozitës janë larguar nga salla. Votimi ka vazhduar vetëm nga deputetët e mazhorancës.
Kuvendi ka miratuar vetëm me votat e mazhorancës projektligjin për statusin e gjyqtarëve dhe të prokurorëve të Republikës së Shqipërisë, projektligjin për “Për organizimin dhe funksionimin e Prokurorisë në Republikën e Shqipërisë”, Projektligjin “Për organizimin e pushtetit gjyqësor në Republikën e Shqipërisë”, si dhe ligjin “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”.
Gjithashtu, Kuvendi ka miratuar edhe ngritjen e komisionit hetimor parlamentar për pajisjen përgjuese, “për të kontrolluar zbatimin e legjislacionit në fuqi për përdorimin dhe administrimin nga strukturat e Ministrisë së Brendshme dhe Policisë së Shtetit të pajisjes përgjuese” IMSI Cather”, dhe realizimin nëpërmjet saj të përgjimeve të paligjshme”.
Diskutime rreth kësaj post