Akoma ai, gjithnjë ai, C.Ronaldo. 12 vjet pas golit të tij të parë në Champions, më saktë pas “dopjetës” së tij të parë, fenomeni portugez vijon të jetë si gjithnjë përcaktues. Goli kundër Ajax ishte i 23-ti që CR7 shënon me kokë në Champions, afro dyfish në raport me çdo rival tjetër.
Goli i parë në Champions i Ronaldos daton më 10 prill 2007 kundër Romës, që nga ajo ditë 5 herë fituesi i Topit të Artë nuk është ndalur më, ai ndaj Ajax ishte goli i 125 në Champions. Shifrat e Ronaldos janë unike, në 12 vite në Champions ka shënuar 1 gol çdo 111 minuta. CR7 vërteton se është “mbret” i këtij turneu pikërisht atëherë kur gjërat bëhen serioze:
64 gola ka shënuar në ndeshjet me eliminim direkt( 23 gola në 1/8, 24 në çerekfinale, 13 në gjysmëfinale dhe 4 gola në finale), numra më të vërtetë të çmendur. Kjo statistikë merr dhe më shumë vlera nëse shohim pak më poshtë, ai që e ndjek në këtë klasifikim është Lionel Messi, “pleshti” ka shënuar 42 gola në ndeshjet me eliminim të drejtë për drejtë, i treti Myler me 21 gola.
Pas golit kundër Ajax, holandezët kthehen në një nga “prenë” e tij të preferuara, 8 gola i ka shënuar Ronaldo, me “tulipanët” që renditen në vendin e dytë pasi në vendin e parë është Juve, 10 gola i shënuar CR ekipit të tij aktual.
Diskutime rreth kësaj post