Rreth 12 ton është sasia e lëndës narkotike që u zbulua nga policia mesditën e kësaj të shtunë në një magazinë në fshatin Pagri në Përmet. Pak orë pas aksionit masiv të Policisë së Shtetit dhe SH.Ç.B.A, ka përfunduar edhe peshimi i lëndës narkotike, duke kapur shifrën rekord prej 11 ton e 850 kg. Në Operacionin masiv të policisë marrin pjesë Antidroga, Forca e Posaçme Operacionale, Drejtoria e Policisë Gjirokastër, Sh.Ç.B.A dhe Policia e Përmetit.
Kjo është një nga sasitë më të mëdha të drogës të kapur në një vend të vetëm, pas Lazaratit. Qyteti i Përmetit, që deri dje është njohur si qyteti i Trëndafilave, duket se tashmë do quhet qyteti i hashashit, ose trëndafilave jeshilë.
Një magazinë e tejmbushur me lëndë narkotike të llojit kanabis, është zbuluar mesditën e kësaj të shtune nga policia në Përmet.
Policia e Shtetit në bashkëpunim me Sh.Ç.B.A, po zhvillojnë prej disa orësh një operacion të madh anti drogë. Gjatë këtij operacioni është zbuluar magazina në fshatin Pagri të Përmetit. Nuk raportohet ende për të arrestuar gjatë këtij operacioni, por policia ka skeduar disa persona, të dyshuar si të lidhur me trafikun e drogës. Ndërkohë, magazina ku u gjet droga nuk ka pronar, pasi rezulton të jetë pronë shtetërore. Operacioni vijoi për disa orë në të gjithë zonën e Përmetit.
Nuk ka asnjë të arrestuar nga operacioni i policisë në Përmet. Vendi ku u gjet sasia e konsiderueshme e lëndës narkotike, rezulton pa pronar. Ajo është një magazinë e braktisur, por që rezulton pronë shtetërore. Siç duket edhe në foto, magazina ka qenë e mbyshur plot me thasë të mbushur me kanabis, gati për t’u trafikuar.
Diskutime rreth kësaj post