“Xhamadani vija vija“ është kënduar në Angli në qytetin e Oxted nga fëmijë të shkollës St.Mary. Ky është një event që bëhet çdo vit nga shkolla e zonës ku në fokus të saj janë promovimet e kulturës të shteteve të ndryshme.
Kori i klasës së gjashtë ka zgjedhur ndër të tjera të këndojnë se bashku një kënge shqipe. Ka qenë 11-vjeçarja shqiptare Emily Cook e cila ka zgjedhur që të këndojë nja këngë shqipe duke treguar kulturën tonë.
Pasi vitet e para të mësimeve i mori në Shqipëri, Emily është shpërngulur me familjen dhe jetojnë në Angli. Edhe pse një vajzë vetëm 11 -vjeçare Emily çdo ditë u tregon fëmijëve të tjerë për vendin e saj , Shqipërinë .
Emily është vajza e parë e çifti Robert nga Anglia dhe Valmira shqiptare. Pas jetesës në Shqipëri prej 22 vitesh së fundmi familja e Robertit u kthye në Angli sëbashku me tre fëmijët, vajzën e tyre Emilin dhe dy djemtë Xhozef dhe Wesli. /Shqiptarja.com
Video:
Diskutime rreth kësaj post