Një djalë 11-vjeçar është ftuar të bashkohet me ‘Mensa’-n (shoqata më e vjetër me koeficientët më të lartë të inteligjencës), pasi mori rezultatin maksimal në një test inteligjence – më i lartë se Albert Einstein dhe Stephen Hawking.
Gjeniu Kevin Sweeney, që në moshën 6-vjeçare dinte të gjithë tabelën periodike dhe mund të lexonte para se të niste shkollën fillore. Ai shënoi koeficientin më të lartë për një djalë të moshës së tij – IQ 162 (duke lënë pas Elon Musk, Albert Einstein and Stephen Hawking)
Kevin llistohet në 1% të njerëzve më inteligjentë në botë dhe ishte fëmija i vetëm në testin e 16 korrikut me pikët më të larta.
Babai Eddie Sweeney, 40 vjeç, dhe mamaja Laura, 39 vjeç, krenarë për djalin e tyre, thanë se ata e kanë ditur gjithmonë se Kevin ishte gjeni.
Gjatë testimit të inteligjencës, i ati i Kevin thotë se nuk kishte fëmijë të tjerë, të gjithë ishin të rritur: “Ne menduam se ai mund të tronditej duke qenë me të gjithë të rritur, por ai thjesht po bisedonte me të gjithë duke thënë ‘përshëndetje, unë jam Kevin’.
“Jeta ka sfidat e saj për Kevinin dhe ne me të vërtetë duam të ndihmojmë në maksimizimin e potencialit të tij dhe t’i japim atij çdo mundësi në jetë” – shton më tej i ati.
Diskutime rreth kësaj post