Japonia gjithmonë është shquar për kulturën e saj tepër të veçantë dhe për traditën e saj unike.
Si një komb me një histori të gjatë izolimi, shumë aspekte të kulturës së saj u zhvilluan pa u ndikuar pothuajse fare nga kulturat e shteteve të tjera. Por përveç kësaj, ka edhe arsye të tjera se përse
Japonia cilësohet si një prej vendeve më unike në botë për t’u vizituar.
Shinto
Shinto konsiderohet gjerësisht të jetë feja kombëtare e Japonisë. Edhe pse shumica e vendasve e mohojnë faktin e të qenët fetare, traditat Shinto dhe festivale të ndryshme të lidhura me këtë fe, luajnë rol shumë të rëndësishëm në jetën e përditshme. Vetëm në Kioto, ka mbi 400 vende të shenjta të dedikuara hyjnive të ndryshme.
Shërbimi ndaj klientit
Industria japoneze operon sipas standardit global në ofrimin e shërbimeve, madje konsiderohet si një prej vendeve me shërbimin më të mirë në botë.
Kimono
Veshja tradicionale e njohur me emrin “kimono” është unike në Japoni dhe kjo është një gjë që e veçon atë nga kulturat e tjera. Në disa prej festave tradicionale, të shumtë janë ata që e veshin kimono, dhe këtu mund të përmendim diplomime, dasma dhe festivale të ndryshme.
Manga
Astro Boy, i shkruar në vitet 1950, është një nga mangat e parë në botë. Ky libër me ilustrime komike u admirua kudo në mbarë botën për stilin e tij progresiv dhe shumë dekada më vonë, manga dhe anime do të bëhej aq e suksesshme, sa të shndërrohej në një prej produkteve me numrin më të lartë të eksporteve përtej vendit.
Geisha
Geisha, një prej simboleve që të lidh direkt me këtë vend.
Tërmetet dhe fatkeqësitë natyrore
Japonia raporton më shumë tërmete se çdo vend tjetër në botë. Ajo mund të përjetojë dhjetëra tërmete të vogla çdo muaj. Tërmetet më të mëdha apo cunamet, të cilat shkaktojnë dëme shumë të mëdha, janë më të rralla, por shkatërruese kur ndodhin.
Kuzhina japoneze
Kuzhina japoneze është e larmishme dhe me një shumëllojshmëri produktesh, ku nuk mund të mos përmendim ato që njihen gjerësisht, si sushi apo pjatat e ndryshme ku përbërësi kyç është salca e sojës.
Përkulja
Nëpërmjet përkuljes, japonezët shprehin falënderimin ndaj tjetrit, por e përdorin një lëvizje të tillë edhe kur duan të kërkojnë ndjesë.
Sporti i mundjes
Sporti i mundjes i njohur si “Sumo” filloi në Japoni qindra vjet më parë, por rrënjët e saj mund të kërkohen edhe më përpara, në ritualet e lashta Shinto.
Ceremonia e çajit
Ceremonia e çajit u prezantua në Japoni nga murgjit kinezë mbi 1000 vjet më parë. Por gjatë shekujve, ceremonia e çajit japonez u përvetësua aq mirë nga japonezët saqë ajo tani cilësohet si një prej ritualeve më tradicionale të këtij kombi dhe nuk ka asnjë ngjashmëri me atë të kombeve të tjera.
Pachinko
Pachinko është një prej lojërave të fatit që u zbulua në Japoni në vitet 1920, dhe vazhdon të jetë edhe sot e kësaj dite si një prej më të preferuarave nga shumë japonezë.
Diskutime rreth kësaj post