109 vjeçari tregon sekretin e jetëgjatësisë
Një stërgjysh, i cili sapo ka festuar ditëlindjen e tij të 109 thotë se sekreti për një jetë të gjatë është që të mos shqetësoheni për asgjë.
George Higgs, i cili kishte lindur më 1 janar 1907, të premten e festoi ditëlindjen e tij të 109 me një torte dhe një aheng në shtëpinë e shëndetit në George Hythe House, Leicester, raporton The Telegraph.
Ai ka përjetuar dy luftërat botërore, ndërsa tani ka dy stërnipër që i jetojnë në Amerikë, transmeton Koha.net.
Higgs është shprehur se nuk e ka pritur që të ndihej kaq mirë në moshën 109 vjeçare, duke shtuar se sekreti për jetëgjatësi është që të mos brengoseni për ndonjë gjë.
“Nuk është keq. Në moshën 109 nuk e kam pritur që të ndihem kaq mirë. Sekreti për një jetë të gjatë është që të mos shqetësoni për asgjë, thjesht pranoji gjërat”, është shprehur Higgs.
Partnerja e tij e re, Stella Fawcett, 92 vjeçare, është shprehur se nuk ta ndërronte atë edhe sikur t’i jepnin botën.
“Kam qenë së bashku me George që 15 vjet, unë jam femra e tij që luan. Mendoj se ai është i mrekullueshëm dhe nuk do ta ndërroja me tërë botën”, është shprehur ajo.
Higgs ka thënë se i mban mend shumë mirë momentet e të dy luftërave.
“I mbaj mend shumë mirë. Isha shtatë vjet në Luftën e Parë Botërore, dhe më pas isha 32 vjeçar kur kishte nisur Lufta e Dytë Botërore”, ka thënë Higgs.
Diskutime rreth kësaj post