Rusia e cila prej 30 shtatorit ka filluar ofensivën ajrore në krah të regjimit të Asadit doli në pah se deri më tani ka humbur 109 ushtarë. Rusia ka ndihmuar me vendosmëri regjimin e Bashar al-Asadit që prej fillimit të konfliktit në vitin 2011 e deri më tani. Krahas ndihmës me sulmet ajrore ajo ka ndihmuar edhe me trupa tokësore.
Sipas informacioneve që gazetari i “AA” ka arritur të marrë nga burime të afërta me regjimin e Asadit ushtarët rus kanë marrë pjesë si drejtues të operacioneve tokësore të ushtrisë së Asadit. Burimet theksojnë se krahas kësaj edhe forcat speciale here pas here marrin pjesë në operacione të ndryshme përkrah me forcat e regjimit.
Ushtarët rus në Siri ndodhen në Xhurin të Latakias, në rajonet Salma, Rabia dhe Himejmim. Krahas tyre prania e ushtarëve rus është edhe në Damask, Hama, Hums dhe Haseke, vende në të cilat ka ekipe specialistësh për avionët dhe raketat.
Diskutime rreth kësaj post