Një klub amator i futbollit nga Alpet Zvicerane luan në një vend mjaft unik. FC Gspon nga Liga e Maleve të Zvicrës i zhvillon ndeshjet në stadiumin “Ottmar Hitzfeld”, një stadium i mrekullueshëm i emëruar pas ish-sulmuesit legjendar të Baselit dhe Gjermanisë.
I ndërtuar mbi 2000 metra në nivelin e detit, stadiumi është i qasshëm vetëm me makina.
Rreth 40-50 tifozë është mesatarja e shikuesve, raporton “BBC”.
Raportohet se rreth 1000 topa janë humbur në historinë 40-vjeçare të klubit.
Mbrojtësi Alfons Brigger shprehet se ekipi duhet të ecë qindra metra për t’i gjetur ato.
“Shumicën e kohës topat shkojnë rreth 100 metra poshtë kodrës – ndonjëherë 200 apo 300 metra më poshtë”, tha ai.
“Është mjaft acaruese”, shton mbrojtësi.
This is the home of FC Gspon, a village football team in the Swiss Alps.
Named the Ottmar Hitzfeld Stadium it’s perched 2,000m above sea level and inaccessible by road.
It’s estimated the club has lost 1,000 footballs in 40 years. pic.twitter.com/X7BcbraqIZ
— Football Tweet (@Football__Tweet) October 13, 2019
Diskutime rreth kësaj post