Kryeministrja franceze Elisabeth Bourne njoftoi ditën e sotme se francezët do të marrin një “kompensim karburanti” prej 100 eurosh.
Ndihma do të shkojë për të gjithë francezët më të dobët ekonomikisht që kanë nevojë për makinën e tyre për të shkuar në punë.
Kjo ndihmë ka të bëjë me “rreth gjysmën e familjeve” theksoi kryeministrja duke folur për televizionin RTL dhe vuri në dukje se përfituesit duhet të paraqesin aplikimin përkatës online, duke treguar targën e makinës së tyre dhe duke deklaruar se u duhet makina për të mbërritur në vendin e punës.
Diskutime rreth kësaj post