Eglantina Allka është një emigrante shqiptare në Itali, që kishte 10 vite pa ardhur në atdhe. Ndryshe nga të gjithë të tjerët, ajo vendosi që të kthehej me anë të një surprize. U vesh si infermiere dhe shkoi të takonte prindërit, të cilët mbetën të befasuar.
Në një lidhje me Skype për “ABC e Mëngjesit”, Eglantina tregoi historinë e saj, se kur iku nga Shqipëria ishte shtatzënë dhe për gjatë 10 vite ishte pa dokumenta.
“I jam ulur tokës sime në gjunjë. Për dikë ndoshta nuk janë shumë 10 vjet, por për mua ishin shumë. Unë kam ardhur në itali me pasaportë 3-mujorëshe. Edhe isha shtatzënë, nuk më merrte njëri përsipër. Qëlloi që pasaporta skadoi dhe kur shkoja në Milano më kthenin mbrapsht. Kudo që shkoja, më ndiqte policia nga mbrapa. Nuk më bënte përshtypje më. Djali ka lindur në janar të 2012, babi ka ardhur në 2015, mami në 2018. Mami ka ngelur 6 vite pa takuar djalin tim”.-tha ajo.
Më tej, ajo ndau edhe detaje nga surpriza, që përgatiti për prindërit.
“Unë jam me bashkim familjar tani dhe mund të vijë lirshëm. Ata nuk e dinin asgjë, kur vijnë lulet dhe torta e marrin vesh për dokumentat. Mami dhe babi janë ta habitur se prisnin të takonin prindërit e nuses së vëllait, se tani janë takuar”.-u shpreh ajo.
Diskutime rreth kësaj post